Dimitar Kovaçevski, foto: Facebook

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Propozimi për Asociacionin e shqiptarëve, në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, hodhi poshtë kategorikisht propozimin e Alternativës për formimin e një bashkësie të komunave shqiptare në Maqedoni, sipas tij kjo ide është joserioze dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Një ide joserioze. Së pari, marrëdhëniet në vend zgjidhen me Marrëveshjen e Ohrit dhe ku garantojnë SHBA dhe BE. Bazuar në atë marrëveshje Maqedonia e Veriut sot është një shembull i bashkëjetesës dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në vend. Nga kjo unë mendoj se ky propozim është i papranueshëm, joserioz…Duke pasur parasysh që së bashku ne kemi rregulluar të drejtat tona dhe jemi bërë anëtar i NATO-s dhe ne jemi duke negociuar me BE -në, një propozim i tillë është jo-evropian dhe anti-amerikan”, tha Kovaçevski

Dje partia ‘Alternativa’ në Maqedoninë e Veriut  ka kërkuar asociacion të komunave shqiptare, ashtu siç kërkojnë serbët në Kosovë.

Kërkesa e saj për Asociacionin e komunave shqiptare, është refuzuar nga partitë tjera, përveç Lëvizjes Besa, e cila ka thënë se do ta shqyrtojë një propozim të tillë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti, tha se një propozim i tillë është “anti-perëndimor” dhe i dëmshëm për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova/Alsat.mk/

Kërkohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut