Kryeministri i Malit të Zi propozon shkarkimin e Dritan Abazoviqit

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.

“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviqit”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se në vend të Abazoviqit ka propozuar ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.