Kryeministri i Malit të Zi i reagon Albin Kurtit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka reaguar ndaj disa deklarimeve të kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Kurti, dje deklaroi se pret të  diskutojmë qeverinë e re në Mal të Zi mbi çështjen e demarkacionit.

Por, deklarimet e Kurtit, Krivokapiq i quajti provokime.

“Unë e konsideroj një provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti, e cila shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi”, ka shkruar ai në rrjetin shoqëror Twitter.

“Është interesant fakti se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviq”, thuhet tutje në reagimin e tij.

Dje gjatë ditës, shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti në një prononcim para gazetarëve tha pret të diskutoj me qeverisjen e re malazeze mbi përcaktimin e vijës kufitare.

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, tha Kurti.

“Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët të Qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut, me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi, pasi që të formohet atje qeveria e re. Pra shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka deklaruar Albin Kurti.

Më 21 mars 2018, Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar me 2/3 e votave marrëveshjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

4 vjet pas votimit në Kuvend, Murat Meha flet për demarkacionin me Malin e Zi

www.kallxo.com