Kryeministri i Kroacisë mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kroacisë,  Andrej Plenkoviq ka thënë se vendi i tij e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Plenkoviq ka thënë se Kroacia është e gatshme ta ndihmoj Kosovën në rrugën e nisur.

“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar ai.

Sot zyrtarisht, Kryeministri i Kosovës ia ka dorëzuar në Pragë letrën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.