Kryeministri i Haitit rrëzohet gjashtë muaj pas emërimit
Kryeministri i Haitit, Garry Conille, është shkarkuar prej këshillit pushtetar të vendit ende pa i bërë gjashtë muaj në krye të vendit, ka raportuar BBC.
Me një urdhër ekzekutiv, tetë nga nëntë anëtarët e këshillit e kanë emëruar biznesmenin dhe ish-kandidatin për senatin haitian, Alix Didier Fits-Aime si zëvendësues të Conlles.
Conille, ish-zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ishte vendosur në krye të vendit derisa Haiti po kalonte nëpër një krizë të madhe sigurie dhe ishte menduar se do të trasonte rrugën që vendi t’i mbante zgjedhjet e para presidenciale pas vitit 2016.
Ai e ka përshkruar si ilegal shkarkimin e tij, duke shkruar në një letër – që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters – se ngreh shqetësime serioze për të ardhmen e Haitit.
Haiti aktualisht nuk ka as president e as parlament, sipas kushtetutës së tij, dhe sipas aktit më të lartë haitian të së drejtës, vetëm parlamenti mund ta shkarkojë kryeministrin.
Conille ishte betuar më 3 qershor.
Këshilli transitor presidencial i Haitit ishte krijuar në prill pasi Ariel Henry, pararendësi i Conilles, ishte detyruar të jepte largohej pasi një rrjet bandash kishin marrë kontrollin e një hise të madhe të kryeqytetit Port-au-Prince.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com