Kryeministri i Çekisë i shkruan kryeministrit Hoti

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hoti për postin e ri.

Në letrën e urimit, Babis ka thënë se Republika e Çekisë dhe ajo e Kosovës do të vazhdojnë të zhvillojnë mardhëniet e mira miqësore.

Gjithashtu në letrën e kryeministrit çek, thuhet se Çekia do vazhdoj mbështetjen që Kosova të bëhet shtet i qëndrueshëm dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Më poshtë u mund të lexoni letrën e plotë:

Shkëlqesia juaj, i nderuar Kryeministër,

Më lejoni t’ju uroj sinqerisht për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

I vlerësoj shumë marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës dhe shpresoj që ato do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e njerëzve të vendeve tona.

Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përsëritur edhe një herë mbështetjen tonë për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Shkëlqesia juaj, më lejoni t’ju uroj shumë sukses në punën tuaj të përgjegjshme, si dhe në jetën tuaj personale. Mezi pres bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

Sinqerisht,

Andrej Babiš

Kryeministri i Republikës Çeke