Kryeministri Hoti takoi përfaqësuesit e DFC-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë pritur në takim ekipin e Korporatës financiare për zhvillim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anëtarët e këtj ekipi që vizituan Kosovën ishin Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanoviq, i cili është udhëheqës i kësaj zyre në Beograd.

Në këtë takim morri pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Hoti me ekipin diskutoi për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Kryeministrit Hoti, në këtë takim diskutimi u përqendrua në fusha të vecanta, respektivisht në projektet kapitale, si: autostrada, hekurudha dhe energjia.

Po ashtu, kryeministri Hoti falënderoi partnerët amerikanë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve.