Kryeministri Hoti takoi drejtuesit e Telekomit

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se është mbajtur një takim me drejtuesit e Telekomit të Kosovës, por pa dhënë detaje nëse është vendos diçka për të dal nga gjendja e vështirë financiare që aktualisht është Telekomi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi sot drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, me të cilët diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Telekomit të Kosovës u janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi pasi Gjykata i ka dhënë të drejtë Dardafone.Net, në pronësi të Blerim Devollit për përmbarimin e borxhit prej 25 milionë euro.