Kryeministri Hoti takohet me shefin e Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla
21.7.2020 - 11:07
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, në Prishtinë.
“Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje thuhet se Hoti ka falënderuar kryetarin Balla për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.