Kryeministri Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.

“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e gazetarit Llukman Halili. Ky është një lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij. Zoti e bekoftë Llukman Halilin! Zoti e bekoftë familjen e tij!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ngushëllime për vdekjen e gazetarit Halili, ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetareve të Kosovës.

Vdiq gazetari Llukman Halili

www.kallxo.com