Kryeministri Hoti priti në takim ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me Koordinatorin Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni kanë pritur sot në takim ambasadorin e shtetev të QUINT-it së bashku me ambasadorën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim ata biseduan rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend si dhe për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Përveç kësaj Hoti, i njoftoi për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut ndërsmjet Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi se ky process duhet të përmbullet me marrëveshje.

Gjithashtu, ai foli edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar më katër shtator të këtij viti.

“I njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e cila ndodhi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, ku e cilësoi atë si një marrëveshje historike dhe me rezultate konkrete”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Kryeministri bëri të ditur se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike pritet të votohet nga deputetet në Kuvend.

Kujtojmë se sot për herë të tretë deputet e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Për herë të tretë dështon të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike