Foto: Avdullah Hoti/Facebook

Kryeministri Hoti nderon kujtimin për Zahir Pajazitin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përkujtuar komandantin e UÇK-së dhe heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditëlindjen e 58-të.

Pajaziti ka lindur më 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Zv.kryeministri Besnik Tahiri në emër të Qeverisë së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Zahir Pajazitit, në kompleksin memorial në Orllan.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin e Kosovës Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit. Lavdi!”, ka shkruar Hoti në Facebook.