Kryeministri Hoti kërkon kujdes të shtuar nga COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti, sot është shprehur se numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie, por, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë, andaj ai ka kërkuar kujdes të shtuar.

Sipas kryeministrit Hoti, nga shtatori mund të shtohet shumë rreziku i infektimit.

“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre. Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit. Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat”, ka shkruar Hoti në facebook.