Kryeministri Hoti edhe sot i shkoi në zyre Presidentit Thaçi

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, për herë të dytë brenda pak ditëve.

Në këtë takim, temë qendrore ka qenë situata e rënduar në vend si pasojë e pandemisë, derisa nuk dihet nëse dy krerët e institucioneve kanë diskutuar edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Megjithëkëtë kreu i Qeverisë në konferencë ka paralajmëruar se pas dy ditëve do të ketë një vlerësim përfundimtar të gjendjes dhe ka paralajmëruar masa të reja.

Në komunikatën e dërguar nga zyra e presidentit thuhet se kanë diskutuar për koordinimin ndërinstitucional në kuadër të luftës kundër pandemisë, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, reformat dhe pakon ekonomike.

Thaçi ka thënë se është jashtëzakonisht me rëndësi që bashkëpunimi ndërinstitucional të jetë efektiv./RTK

Thaçi nuk do dialog teknik me Serbinë

.