1 Qershori - Dita e Fëmijëve

Kryeministri Haradinaj: Fëmijët nuk janë në pozitë të mirë

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në konferencën për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Ai me këtë rast ka deklaruar se fëmijët nuk janë ën pozitë të mirë dhe kërkoi që të ruhen ata nga ekspozimi i gjerave të dëmshme.

“Fëmijët nuk janë në pozitën më të mirë në vendin tonë. Ne e dimë që kemi probleme bazike. Kërkojë ndihmë që t`i ruajmë fëmijët nga ekspozimet e dëmshme. Ju lus bëhuni luftëtar për ambient të pastër”, ka thënë Haradinaj.

Trina Hoti përfaqësuese e fëmijëve grupi ROR tha se çdo ditë është dhe duhet të jetë 1 qershor.

“Çdo ditë është 1 qershor, çdo ditë duhet të punohet. Ju falënderojmë për këtë shembull që edhe fëmijët të dëgjohen për më të mirën për ta. Qëllimi kryesor është që shteti ta ketë fjalën kryesore – Fëmijët Prioritet. Ne duam që përmes strategjisë varfëria ekstreme mos të ndikojë në punën e rëndë të fëmijëve. Strategjia të siguroj që fëmijët të jetojnë të sigurt dhe të lumtur”, tha ajo.

Ndërsa Shefi i zyrës së UNICEF-it Brandao Co, tha se Kosova ka privilegjin që ka popullatën më të re dhe pikërisht për këtë arsye sipas tij duhet të rritën investimet në këtë drejtim.

“Ne si UNICEF jemi të angazhuar në fushën e të drejtave të fëmijëve. E dijmë që Kosova ka privilegjin që ta ketë popullatën më të re në Evropë. Kjo është koha e duhur për t`u rrit investimet për fëmijë”, tha ai.

Ndryshe në Kosovë me shumë aktivitete po shënohet 1 qershori – Dita Botërore e Fëmijëve.

Jo rrallë është raportuar se fëmijët përdoren për të kryer punë të rënda dhe shpesh edhe janë viktima të dhunës.