Foto: AFP

Kryeministri francez: 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, duke folur për pandeminë e coronavirusit ka thënë se “15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët që po mbarojnë”.

“Lufta vetëm sa ka filluar”, ka thënë shefi i qeverisë franceze në një konferencë për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Olivier Véran, raporton AFP.

Gjatë kësaj konference për media, ata kanë shpalosur përpjekjet e reja të shtetit kundër Covid-19, nga i cili në 24 orët e fundit në spitale kanë vdekur 319 persona dhe 2.314 që nga fillimi i krizës në Francë.

Kryeministri dhe ministri kanë treguar se Franca ka porositur “mbi një miliard maska”, sidomos në Kinë, se numri i shtretërve në reanimacion do të rritet në 14.000, për dallim nga 5.000 në fillim të krizës, dhe se kapaciteti për të testuar popullatën do të shumëfishohet deri të arrijë në 80 mijë teste në ditë në fund të prillit, raporton AFP.