Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri edhe sot në Samitin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris bashkë me udhëheqës të tjerë botërorë.

Forumi i Paqes në Paris ka zgjatur tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor, në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti./RTK