Kryeministri e ministri takojnë kryetarin e Kamenicës, flasin për shkollat që nuk po mbajnë mësim

Kryeministri  Avdullah Hoti ka thënë se Kosovës i duhet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar, sot gjatë takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Sipas njoftimit, ata kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mosvijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Hoti nga Likaj dhe Kastrati, ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë, që nxënësit e shkollave, të cilat nuk janë duke mbajtur mësim, të rikthehen sa më shpejt në shkollë.

“Ndërkohë që institucionet e vendit zotohen se do të punojnë për një reformë të përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe me domosdoshmërinë e ndërtimit të një sistemi edukativ arsimor bashkëkohor, sipas standardeve më të larta të vendeve të zhvilluara europerëndimore” thuhet në njoftim.

Dje me fazën e dytë ka filluar  mësimi për nxënësit e klasave 7, 8, 9,10, 11 dhe 12.