Kryeministri bullgar uron Albin Kurtin

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si shef i Qeverisë së Kosovës.

Sipas letrës së publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Borissov ka shfaqur interesimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendneve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Borissov ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për ndërtimin e Kosovës në një shtet demokratik e modern, në përspektivën e saj evropiane dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.