Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kryeministri britanik: Ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz

Në përgjigje ndaj fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky para Parlamentit të Britanisë, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz me kurajën e tyre.

Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për të shtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që të vendosin sanksione dhe rrisin presionin kundër Rusisë.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë secilën metodë të mundshme derisa presidenti rus, Vladimir Putin të dështojë në përpjekjet e tij dhe që Ukraina të jetë sërish e lirë./REL