Foto: REL/AFP

Kryeministri britanik kthehet në punë të hënën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t’i kthehet punës të hënën, ka njoftuar një zëdhënëse e Qeverisë, raporton Reuters.

Johnson ishte testuar pozitiv me coronavirus më 26 mars dhe ishte hospitalizuar 10 ditë më vonë, para se të nesërmen të dërgohej në klinikën intensive, prej ku ka dalë 3 ditë më vonë.

Gjatë kohës sa ishte në kurim, Boris Johnson ia kishte bartur një pjesë të kompetencave ministrit të Jashtëm, Dominic Raab.