Kryeministri britanik, Boris Johnson, duke punuar nga shtëpia.

Kryeministri britanik dërgohet në spital për shkak të simptomave të virusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është dërguar në spital për të kryer analiza, 10 ditë pasi doli të jetë infektuar me coronavirus, ka njoftuar zyra e tij, raporton BBC.

Ai “vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të coronavirusit duke përfshirë temperaturë të lartë”, tha një zëdhënëse.

“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për analiza”, tha zëdhënësja.

Ajo shtoi se “kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi”.

Kryeministri Johnson ka punuar nga shtëpia, pasi u njoftua më 27 mars se ai ishte infektuar me koronavisurin e ri./REL