Albin Kurti - Foto: ZKM

Kryeministri Albin Kurti vetizolohet, pati kontakt me të dyshuar për COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është vetizoluar pasi ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

Siç ka njoftuar Kurti, kontakti ka qenë me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili kishte pasur kontakt me një person të infektuar me coronavirus.

Ky është njoftimi i plotë i Kurtit: 

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus është 884. Nga kjo shifër 655 janë shëruar, 28 kanë vdekur ndërsa pjesa tjetër ende janë duke u trajtuar.

Vetëm mbrëmë 14 persona dolën pozitiv me coronavirus.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!