Kryemadhi: Me Ramën BE është një mision i pamundur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat foli për vendimin negativ të Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kryemadhi tha se me kryeministrin, Edi Rama në krye Bashkimi Evropian është një mision i pamundur për shqiptarët.

“Përgjegjësi i vetëm për këtë pengesë që i bëhet rrugës Europiane të Shqipërisë është vetëm Edi Rama. Me Ramën BE është një mision i pamundur dhe një ëndërr e parealizuar për shqiptarët. Dështimi i Ramës është individual dhe personal”, ka thënë ajo.

Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm. Kështu deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel dje në përfundim të diskutimeve për dy vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e vendeve të BE. Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër vendimit për hapjen e negociatave për dy vendet./rtv21