Kryekuvendarja Osmani dhe Ambasadori Kosnett përkujtojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovës kanë përkujtuar viktimat e sulmit të kullave binjake në ShBA më 11 shtator 2001.

Osmani para mediave tha se sulmi i 11 Shtatorit kanë qenë akt i tmerrshëm terrorist që zgjoi vëmendjen e botës për ta luftuar këtë sfidë të kohës moderne. Osmani tha se Kosova si vendi me pro amerikan do qëndrojnë bashkë me SHBA- në kërkim të drejtësisë për viktimat

“Sot jermi së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe nënkryetarët e Kuvendit për të nderuar 11 shtatorin 2001 kur mijëra shtetas amerikanë në mesin e tyre edhe shqiptar kanë humbur jetën në një sulm të tmerrshëm terrorist i cili zgjoi ndërgjegjen e botës dhe demokracive anë e kënd globit për tu bashkuar dhe luftuar terrorizmin si një ndër sfidat kryesore të kohës moderne.

Kosova dhe populli i saj si populli më pro amerikan në botë dhe republika jonë si aleati kryesor i SHBA-ve kanë qëndruar me popullin amerikan edhe atëherë në nderimin e viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist dhe do qëndrojmë përgjithmonë bashkë me popullin amerikan në kërkim të drejtësisë për ato mijëra viktima të atij sulmi të tmerrshëm,” tha Osmani.

Ambasadori  i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, tha se kjo ditë është jo vetëm kujtim i sulmit por edhe partneritetit të Kosovës dhe Amerikës që e tejkalon politikën. Ai gjithashtu tha se kjo ditë duhet të kujtohen sakrificat, humbjet si dhe të luftohet për drejtësi dhe ndërtimin të një të ardhmeje më të mirë.

“Sot është një përkujtim jo vetëm për ngjarjen e tmerrshme të 11 shtatorit 2001 por edhe partneritetit të afërm dhe të qëndrueshëm mes popullit të Amerikës dhe Kosovës dhe kjo marrëdhënie tejkalon politikën. Për dy dekada populli i Kosovës dhe Amerikës kanë qëndruar së bashku në luftimin e terrorizmit, në përpjekje të ndërtimit të një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese për njerëzit e të dyja vendeve tona dhe fqinjëve tanë.

Është e rëndësishme që kur e kujtojmë një ditë si kjo në kujtojmë sakrificat, humbjet dhe kurajën e  policisë, zjarrfikësve dhe gjithë atyre që japin reagimin e parë dhe gjithë durimin dhe qëndrueshmërinë e anëtareve të familjeve të mbijetuarit e këtyre ditëve të tmerrshme dhe në ua kemi këtë borxh atyre që ta kujtojmë të kaluarën, të luftojmë për drejtësi por gjithashtu edhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë,” ka thënë Kosnett.

Rreth 3.000 njerëz patën vdekur në sulmet e organizatës terroriste “Al Qaeda” në New York dhe Washington.