Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosoves

Kryekuvendarja blen tokë 100 mijë euro

Një parcelë toke 4.90 ari në vlerë prej 100 mijë eurove është blerë  nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Osmani e ka deklaruar që parcela e blerë nga kursimet është në emër të përbashkët me bashkëshortin e saj.

Osmani gjithashtu ka deklaruar se posedon në emër të saj një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2010 në vlerë prej 40 mijë eurove e cila është e papërfunduar. Si të sajë e ka deklaruar edhe një garazhë në vlerë prej 2 mijë e 500 eurove.

Në emër të bashkëshortit të saj, Osmani ka deklaruar edhe një banesë që është blerë në vitin 2011 në vlerë prej 67 mijë eurove. Dy shtëpi po ashtu në emër të bashkëshortit e blerë njëra në vitin 2002 në vlerë prej 120 mijë eurove dhe tjera në vitin 2004 në vlerë prej 180 mijë eurove.

Kryetarja e Kuvendit nuk ka deklaruar se posedon veturë. Një të tillë e ka deklaruar vetëm në emër të bashkëshortit në vlerë prej 7 mijë eurove.

Kryekuvendarja i ka deklaruar si para të gatshme në bankë 6 mijë e 226 euro. Gjithashtu, ajo në bankë i ruan edhe 6 mijë e 175 dollar.

Osmani ka deklaruar se ka detyrime ndaj një banke 10 mijë euro.

Ndërsa, të hyrat vjetore gjatë vitit 2019 të Vjosa Osmanit kalonin shumën e 27 mijë eurove. Paga dhe mëditjet brenda një viti ishin 16 mijë e 811 euro ndërsa mëditje nga udhëtimet 2 mijë e 90 euro. Osmani ka deklaruar edhe pagën vjetore që merr në Universitetin e Prishtinës në shumë prej 2 mijë e 763 euro.

Deklarimin e plotë të parës së Kuvendit mund ta lexoni Këtu.