Kryekuvendarin Konjufca e viziton Agim Bahtiri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritë sot në një takim bashkëpartiakun nga komuna e Mitrovicës.

“Kënaqësi me qenë i vizituar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, zt. Agim Bahtiri”, ka shkruar në Facebook Konjufca.

Kjo është fotografia e parë e Konjufcës në rrjete sociale prej kur u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor.

Ndryshe, Agim Bahtiri është kryetar i Komunës së Jugut, komunë e vetme e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.