Kryekuvendari Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Legjislaturës së VII, për të hënen me 20 janar në ora 11:00.

Pikat e rendit të ditës për mbledhjen e parë janë:

  1.  Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
  2. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.