Kryekuvendari Konjufca nesër në Shqipëri, do të takojë krerët e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së nesërme pritet që të shkojë në një vizitë në Shqipëri.

Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kuvendit, Konjufca do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takojë edhe krerët institucionalë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Takimi mes Konjufcës e Ruçit do të mbahet me fillim nga ora 10:05.