Sipas Bankës Botërore, Kosova është një treg i vogël dhe i pazhvilluar i IT-së - Foto: Facebook

Kryejnë pagesë online në vlerë prej 12 mijë euro, policia fillon hetimet

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës për keqpërdorim të kartelës së tij bankare.

Sipas raportuesit, ngjarja ka ndodhur mes datave 15 dhe 16 korrik, ndërsa shuma që i është keqpërdorur viktimës është në vlerë 12 mijë euro.

Me këtë vlerë dyshohet se është kryer një blerje online.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kuvendi i Bujanit në Prishtinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, ndërsa nuk raportohet për identifikim të ndonjë të dyshuari.