Arta Sejdiu

Kryeinfermierja e Pulmologjisë infektohet me COVID-19

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë Arta Sejdiu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq e familjar! Une sot rezultova pozitiv në testin Covid! S’jam pa shenja, por nuk jam edhe me shenja të rënda. Shpresoj t’ia dal lehtë!”, ka shkruar Sejdiu.

Ajo tutje ka thënë se do të respektojë të gjithë dhe do të izolohet.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 10 mijë e 419 persona të infektuar me COVID-19, 6 mijë e 58 prej tyre janë shëruar dhe 341 kanë vdekur.