Kryediplomatja kosovare viziton Turqinë

Ambasada turke në Prishtinë ka njoftuar se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të vizitojë Turqinë.

Sipas njoftimit ministrja do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 28 dhjetor 2020 me ftesë të homologut Mevlüt Çavuşoğlu.

“Gjatë kësaj vizite, do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.