Makina elektrike, Foto: Electrive

Kryediplomati kinez thotë se Kina dhe BE-ja nuk janë armiq  

Kina dhe Bashkimi Europian më shumnë janë partnerë se armiq, ka deklaruar të hënën (25.11.2024) ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, duke u bërë thirrje dy palëve që të mendojnë prej perspoektivës së tjetrit dhe që të angazhohen për më shumë bashkëpunim, ka raportuar Reuters.

Wang i ka bërë këto deklarime gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, në Pekin, ka njoftuar Ministria e Jashtme kineze në një komunikatë.

“Përballë unilateralizmit dhe proteksionizmit në ngritje, ne shpresojmë se BE-ja do të vazhdojë t’u qëndrojë besnike aspiratave të saj fillestare dhe do të ruajë pavarësinë strategjike. Kina është e gatshme të ndërmarrë përpjekje të përbashkëta me Luksemburgun për të promovuar zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kina-BE”, thuhet në komunikatë.

Pekini dhe Brukseli kanë pasur mospajtime të mëdha në muajt e fundit për shkak të vendosjes së tarifave europiane për makinat elektrike kineze të prodhuara në Kinë pas vendimit amerikan për ngritje të madhe tarifash. Industritë e mëdha europiane të makinave kishin kundërshtime për shkak se makinat e tyre elektrike prodhohen në Kinë dhe do të preken nga tarifat perëndimore.

Çështja kishte nxitur mospajtime edhe në mesin e vetë vendeve anëtare të BE-së, me Gjermaninë që kishte kërkuar që çështja të shtyhej. Vendimi në fund u ishte lënë ekspertëve të Komisionit Europian.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com