Kryediplomati hungarez: Nuk lejojmë një NATO "anti-Kinë"

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sziijarto, ka thënë se vendi i tij do të tolerojë që NATO-ja të kthehet në bllok “anti-Kinë”, raporton BBC.

Deklarimi ka ardhur derisa shtetet anëtare të NATO-s po e akuzojnë Pekinin se po ndihmon Rusinë në luftën e saj në Ukrainë. Diplomacia kineze ka akuzuar Aleancën Veriatlantike për “dezinformata të fabrikuara” kundër shtetit aziatik në ngritje.

Szijjarto, duke folur për televizionin shtetëror hungarez në Uashington, ka shtuar se uniteti i NATO-s do të “dobësohej” nëse Ukraina do të bëhej shtet. Anëtarët e NATO-s u zotuan dje se “e pakthyeshme është rruga” e anëtarësimit të Ukrainë në bllok.

Hungaria është anëtare e NATO-s prej vitit 1999, dhe ka bllokuar shumë përpjekje të NATO-s për ta ndihmuar Ukrainën kundër agresionit të Rusisë.

Kina i ka hedhur poshtë akuzat e NATO-s – liderët e së cilës janë mbledhur në samitin e Uashingtonit – se po ndihmon luftën e Rusisë në Ukrainë, ka raportuar BBC. Pekini i ka përshkruar si “të paarsyeshme” qasjen e NATO-s, dhe u ka bërë thirrje shteteve anëtare të reflektojnë për “shkaqet rrënjësore” të luftës.

NATO-ja është fokusuar në samitin e radhës në përkrahjen për Ukrainën – por roli i Kinës gjithashtu ka zënë vend të rëndësishëm. Aleanca ushtarake ka thënë se Pekini është kthyer në “mundësuesin kryesor” të Rusisë në luftën e Ukrainës, duke ofruar “përkrahje të përmasave të mëdha për bazën industriale mbrojtëse të Rusisë”.

Të enjten, NATO-ja do të mbajë bisedime me liderët e shteteve të Paqësorit dhe Azisë për Kinën. Këto vende konsiderohen kritike në rajon për shkak të ngritjes dhe ambicieve ushtarake të Kinës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltemberg, do të mbajë një konferencë për media gjatë ditës./BBC

Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com