Kryediplomati gjerman arrin në Kosovë, takon Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Ky është takimi i parë i kryediplomatit gjerman pas arritjes në Kosovë, derisa pritet të diskutohet për perspektivën e Kosovës në Bashkim Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët ndërmjet presidentes Osmani dhe ministrit Maas.

Gjatë ditës, ai pritet të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla./Rtklive