Lefter Alla, Foto: Facebook

Kryebashkiaku shqiptar hetohet për videon ku një burrë shihet duke marrë kokainë

Prokurorët po hetojnë një kryetar të partisë në pushtet për shkak të një video ku shihet një burr që konsumonte kokainë – për të cilën kryetari insiston se është një montazh i krijuar nga kundërshtarët e tij politikë për ta diskredituar atë.

Prokurorët në Shqipëri  kanë thirur një kryetar bashkie që ta marrin në pyetje gjatë ditës së enjte për shkak se i njëjti u pa në një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet kryetari deri sa konsumonte kokainë.

Arben Kraja, Kreu i Prokurorisë së Posaçëm Kundër Krimit dhe korrupsionit (SPAK), ka thënë për BIRN se ishte hapur një hetim për Lefter Alla, kryetarin socialist të Bulqizës, për krimin e mundshëm të prodhimit, shitjes dhe përdorimit të narkotikëve.

Vepra penale me të cilën ngarkohet Alla, mund të çojë në burgim deri në 10 vjet nëse droga nuk ka qenë vetëm për përdorim personal.

Artan Hoxha, gazetari që publikoi videon, tha se ishte i bindur që në video shihej Kryetari i Bulqizës Lefter Alla.

Por, në anën tjetër kryetari Alla pretendon se video është një montazh i krijuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë të opozitës, e cila po kërkon dorëheqjen e tij.

Avokati i Allajt tha për media se klienti i tij nuk ishte fajtor dhe se video nuk ishte e qartë.

“Unë do të doja të informoja opinionin publik të Bulqizës dhe të Shqipërisë, i tronditur me të drejtë nga kjo video-montazh, botuar në bashkëpunim me Partinë Demokratike, se unë jam duke shkuar në Tiranë për të ngritur akuza kundër tij,” shkroi Alla në Facebook.

Zyra e Kryeministrit Socialist Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve me email nga BIRN në lidhje me rastin deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Lefter Alla u zgjodh kryetar në zgjedhjet e vitit 2019. Xhaxhai i tij, Melaim Damzi, dikur drejtonte qytetin për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila aktualisht tani është në opozitë.

Qyteti i minierave ishte ndërtuar mbi një rezervë të madhe kromi dhe ka një histori të përleshjeve të bandave që lidhen me të drejtat e minierave.

Alla është kryetari i radhës i partisë në pushtet që akuzohet nga opozita për të një të kaluar kriminale ose të ketë pasur lidhje kriminale. Dy prej tyre janë pushuar nga puna ndërsa dy të tjerë janë nën procedura verifikimi.