Arkiv

Krujë: Aksident i Rëndë Vdes 29 Vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së tëdielës në fshatin Bushnesh të Krujës.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:45, shtetasi M.K. 35 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.J. 29 vjeç. Fatkeqësisht 29-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes sqaron njoftimi i policisë