Logo e NP KRU" Prishtina"

KRU ‘Prishtina’ njofton se kur rikthehet uji i pijes në Fushë-Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, njofton se uji do të lëshohet sot në ora 17:00 deri në orën 21:00.

Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme do të ketë ujë nga ora 07:00 deri në orën 09:00.

“Të nderuar, ju njoftojmë se turbullira pas reshjeve atmosferike është mjaft e lartë ku pamundësohet trajtimi i ujit në sasi më të mëdha, por drejtoria teknike me ekipe është vazhdimisht në teren dhe presim që uji të lëshohet sot nga ora 17:00 deri në 21:00, ndërsa ditën e nesërme do të ketë ujë nga ora 07:00-09:00”- thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” sqaron se turbullira është shumë e lartë në kanal dhe se në komunën e Drenasit, do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme.

“Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve. Ndërsa Drenasi do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme”- bëhet e ditur në njoftim.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për situatën për shkak të përmbytjeve në vend.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se reshjet e shiut pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Instituti paralajmëron se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri të hënën