KRU "Prishtina" njofton për cilësinë e ujit të pijshëm pas vërshimeve

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka larguar nga përdorimi për ujë të pijshëm dy puse nëntokësore në Fushë Kosovë për shkak të turbullirave nga reshjet e fundit. 

Ujësjellësi ka njoftuar se sistemet prodhuese në Shtimje, Lipjan, PeranVragoli të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë larg rrezikut për tu vërshuar dhe cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm! 

Sipas kompanisë së ujësjellësit fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas , të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal, gjithnjë me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër!  

Tutje KRU “Prishtina” ka njoftuar se liqenet artificiale sipërfaqësore Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar as në rritje të turbullirës dhe as në cilësinë e ujit , andaj edhe gjendja është mjaft stabile