Logo e NP KRU" Prishtina"

KRU 'Prishtina' me njoftim për 6 fshatra të Shtimës që mbetën pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme kanë pasur një defekt në pompën zhytëse 22 kw në stacionin kryesor të fshatit Rashincë të komunës së Shtimes, i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc.

Sipas njoftimit të tyre, deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra.

“Ekipi i mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit nga Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është duke punuar intensivisht në ndërrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizohet ky sistem”, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’ publikuar në llogarinë e tyre në rrjetin social “Facebook”.