KRU Prishtina identifikon një rast ku uji i pijes përdoret për ujitje në Bardhosh të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka vazhduar edhe sot aksionin për identifikimin e kyçjeve ilegale dhe shpërdorimit të ujit të pijes.

Një rast që është identifikuar, është në Bardhosh të Prishtinës ku sipas njoftimit, uji i pijes është shpenzuar për ujitje.

Sipas KRU Prishtinës, vetëm sot brenda dy ore janë identifikuar tri kyçje ilegale.