
KRU ‘Prishtina’: Fusha sportive nuk u dëmtua nga punimet tona
Fusha e sportit në lagjen Bregu i Diellit është dëmtuar si pasojë e disa punimeve aty.
Por, punimet Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”’, thotë se nuk janë duke i kryer ata, dhe sipas tyre, sanim të kanalizimit po bënë Komuna e Prishtinës.
‘’ Ai[dëmtimi] nuk ka të bëjë me neve, ngase aty janë duke e bërë sanimin e kanalizimit Komuna e Prishtinës, respektivisht kontraktorë të komunës’’ – ka thënë në përgjigjen e saj me shkrim, Arjeta Mjeku Azizi nga KRU.
Ajo ka thënë se ata duhet pastaj ta kthejnë atë vend në gjendjen si ka qenë.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës, dhe është duke pritur përgjigje.
Para kamerës së KALLXO.com qytetarët e kësaj lagje janë ankuar për gjendjen që është krijuar aty.
Qytetarë thonë se kjo gjendje e fushës së sportit ka ndodhur gjatë kohës së këtij muaji kur kishte borë.
‘’Kjo gjendje është me fillim kur ka ra bora e parë, prej lagështie edhe ka rrëshqit dheu edhe është dëmtuar fusha e sportit, me pemë me këto krejt” – deklaroi për KALLXO.com Baki Shala, banor i lagjes Bregu i Diellit.
Kurse, Rrahman Beqiri, banor në afërsi të kësaj lagje, tha se këtë gjendje të fushës e ka parë këtë të mërkurë, dhe e cilëson të mjeruar.
“Prej pardje e kam parë, se m’ka ra këtu me pa mjerimin ma të madhin me pa, sikur kur e sheh një njeri që e kanë plagosë edhe s’i jep kërkush ndihmë” – është shpehur Beqiri.
Tashmë kjo hapësirë nuk është e sigurt për fëmijët e kësaj lagje, të cilët e shfrytëzojnë gjatë kohës së tyre të lirë.
“Fëmija këtu s’munden me lu, është rrezik, vrapojnë pas topit bijnë poshtë edhe shenj e rrezikut është 5-6 metra thellësi” – tha Shala.
Ata kërkojnë që ky rrezik të evitohet sa më parë nga institucionet përgjegjëse.
“Përgjegjësi duhet me marrë ai që e ka prishë, mirëpo u kanë edhe është, ende aty del ujë nga kanalizimi.. duhet me siguru e jo veç me dalë pa sigurim, e kur të ishte siguru njëherë objekti nuk do ishte prishë” – tha Beçiri.
Baki Shala në deklarimin e tij për KALLXO.com shtoi se nuk ka pasur deri më tani ndonjë iniciativë nga banorët për këtë çështje.
“Si banorë veç jemi duke e folë në mes vete, bllokohet rruga, s’kemi mund me dal, me udhëtu askund se e bllokuan me mjete duke punuar” – ka thënë ai.