Foto: KALLXO.com

KRU "Prishtina": Fqinji në Prishtinë ia vjedh ujin fqinjit që jeton në Londër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se kanë gjetur një rast ku fqinji në Prishtinë po vidhte ujin nga prona e fqinjit të tij me banim në Londër.

Këtë rast kompania e ujësjellësit e ka quajtur të shëmtuar.

“Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën “Veterniku” në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër”- thuhet në njoftim.

Tutje, ujësjellësi “Prishtina” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të kenë kujdes dhe të kontrollojnë ujëmatësit dhe gypat e ujit.

Kompania ka evidentuar edhe më herët raste të ngjashme të vjedhjes së ujit nga qytetarë me banim jashtë vendit.