Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

KRU "Prishtina" dhe KRU "Mitrovica" bëhen me borde të reja

Qeveria e Kosovës i ka miratuar propozimet për emërimin e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” si dhe emërimin e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Në bordin e KRU “Prishtina” janë emëruar Teuta Ukshini Aliu – kryesuese; Albana Berisha Qehaja – anëtare; Fadil Berisha – anëtar dhe Sagjide Mustafa – anëtare.

Ndërsa në bordin e ndërmarrjes KRU “Prishtina” janë emëruar Kumrije Kelmendi Aliu – kryesuese; Bashkim Halabaku – anëtar; Zijadin Lutolli – anëtar dhe Miranda Zherka – anëtare.

Kryeministri Albin Kurti tha bordet do të kenë mandat 3-vjeçar, ndërkaq të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet publike.