Uji

KRU Mitrovica nuk e pagoi rrymën, 3 komuna mbesin pa ujë

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut dhe Skenderaj kanë mbetur pa ujë të pijes nga mëngjesi si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në ne Impiantin për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol.

Në njoftimin e KRU Mitrovica thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e mospagesës së borxhit të kompanisë së Ujësjellësit ndaj furnitorit te energjisë elektrike – KESCO.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë sot në ora 10:00 dhe sipas njoftimit ende nuk dihet se kur do te rikthehet furnizimi me energji elektrike.

“Ne jemi ne kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e KESCO për te gjetur një zgjidhje për të dalur nga kjo situate e pakëndueshme, mirëpo ende nuk dihet se kur do te rikthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e kompanisë së ujësjellësit.