Uji

KRU “Mitrovica” njofton për ndërprerjet e ujit gjatë ditës në këtë rajon

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar për kohën e ndërprerjes së ujit gjatë ditës së sotme nëpër disa lokacione të këtij rajoni.

Në një njoftim në Facebook, kompania ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes sot janë tashmë duke punuar në Vaganicë në sanimin e një defekti në rrjete dhe gjatë kësaj kohe do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit të pijes.

Sidoqoftë, sipas tyre, pritet që puna të përfundojë së shpejti dhe të rifillojë furnizimi me ujë të pijes.

Po ashtu gjatë orëve të pasdites, ekipi thuhet se do të intervenojë në rrugën “Ali Zeneli” dhe gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit në këtë rrugë.

Pritet që punët në këtë rrugë të përfundojnë rreth orës 14:00.