Çezme - Foto: KALLXO.com

KRU ‘Hidromorava’ ka një njoftim më rëndësi për banorët e Novobërdës

KRU “Hidromorava” njofton banorët e qytetit të Novobërdës dhe fshatrave, Bostan, Tullar, Makresh që të mos e përdorin për pije ujin që ofrohet nga ujësjellësi i kësaj kompanie.

Ky njoftim është bërë për shkak të ngritjes së turbullirës së ujit. Kompania e ujësjellësit ka kërkuar që mos të përdoret për pije ky ujë deri në njoftimin e radhës.

“Stafi i laboratorit të KRU “Hidromorava” është duke e përcjellë vazhdimisht cilësinë e ujit dhe në momentin që kemi vlera brenda normave të lejuara për konsumim të ujit të pijes, ne do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.