KRU ‘Gjakova’ kërkon nga konsumatorët të paguajnë ujin

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, po i fton konsumatorët që t`i kryejnë pagesat obligative për ujin që kanë shpenzuar.

Sipas tyre, këtë gjë ata e kërkojnë për shkak të stabilitetit financiar të kompanisë.

Kjo kompani është vetëfinancuese, ku të gjitha të hyrat shpenzohen për nevoja të kompanisë.

Këto nevoja të kompanisë, ndërlidhen me shërbime ndaj konsumatorëve dhe efikasitetin e prodhimit.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, ata kanë njoftuar konsumatorët edhe për pikat e tyre arkëtuese.

Pas udhëzimeve të Qeverisë së Kosovës, këto pika janë të hapura nga ora 08:00-10:00 si dhe nga ora 16:00-20:00, të cilat vlejnë për të gjitha njësitë punuese Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Ndërsa pika e shitjes në fshatin Ponoshec është në funksion nga ora 08:00-10:00.

KRU “Gjakova”, gjithashtu ju ka bërë thirrje konsumatorëve në këtë rast që të respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë në kujdesin e shtuar social.