FOTO ILUSTRIM PROKURIMI

KRPP lanson modulet per menaxhimin e kontratave dhe vlerësimin e operatorëve ekonomik

Dy module të reja, iu shtuan platformës elektronike “e-prokurimi”. Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), lansoi modulet e reja lidhur me menaxhimin e kontratave për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik.

Kreu i KRPP-së, Osman Vishaj, në konferencën e mbajtur për media tha se kjo është vazhdimësi e reformave të KRPP-së, për prokurim elektronik 100 për qind.

“Po bëjmë lansimin e dy moduleve të reja të platformës së “e-prokurimit”. Moduli për menaxhimin e kontratave dhe vlerësimin e perfomancës së konstruktorëve. Jam tepër i lumtur sot, që në vazhdën e reformave thelbësore që ka bërë KRPP që nga lansimi i “e-prokurimit”, sot kësaj storie të suksesit me 10 për qind prokurim elektronik, po avancojmë edhe më tutje duke i bashkangjitur edhe dy module”, tha kryetari Vishaj.

Ai tha se zbatimi i këtyre moduleve përfshinë më tepër sesa arkivimin e kontratave dhe dokumenteve sepse mundëson menaxhimin e kontratave publike përfshirë krijimin e planeve të menaxhimit të kontratës, si dhe vlerësimin e perfomrancës së kontraktorëve.

Në mes tjerash gjithashtu u tha se nga vlerësimi i perfomancës synohet të ndërtohet një regjistër ri i të perfomancës të kaluar të operatorëve ekonomik që në të ardhmen të vendosë si kriter i vlerësimit gjatë vlerësimit të ofertave.

Drejtoresha nga Zyra për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it, Christina Davis, e përgëzoj Kosovën e veçanërisht KRPP-në, për guximin ndërsa tha se këto modulet adresojnë dobësitë në menaxhimin e kontratave

“Dy modulet e reja për të cilat folëm, në platformën e e-prokurimit kanë për qëllim që ta adresojnë disa prej dobësive që mbeten në procesin e prokurimit. Konkretisht një pjesë e prokurimit që ka qenë më e thelluese nga korrupsioni që është menaxhimi i kontratave. Përkundër përmirësimeve të mëparshme në transparencën e prokurimit publik qytetarët e Kosovës vazhdojnë që të marrin shërbimet e cilësisë së dobët të cilat janë prokuruar në emrin e tyre”, tha ajo.

Sipas Davis, në shumicën e rasteve kjo ka qenë rezultat i menaxhimit të dobët nga ana e autoriteteve kontratkuese. Këto dy module do të ofrojnë një mekanizëm llogaridhënie ashtu që qytetarët e Kosovës të marrin shërbimet të cilat i kanë paguar me eurot e tatimeve të tyre.