Ilustrim

Kroacia suspendon fluturimet nga Anglia nga frika e përhapjes së coronavirusit të ri

Shumë vende evropiane kanë prezantuar masa të reja kufizuese të udhëtimit për njerëz që vijnë nga Britania e Madhe, pasi një version i ri i COVID-19, që përhapet më shpejt u zbulua së fundi, raporton BalkanInsight

Fluturimet me Britaninë u suspenduan të dielën edhe nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Italia, si dhe Kroacia që u bashkua me to nga dita e sotme.

“Si shkak i gjetjeve të reja të intensitetit më të shpejtë të përhapjes së COVID-19 në Britaninë e Madhe , Kroacia do suspendojë përkohësisht trafikun ajror nga Britania për 48 orë, deri sa të kemi informacione më specifike në mundësinë e një lloji të ri të virusit. Prioritet është mbrojtja e shëndetit publik,” deklaroi kryeministri i Kroacisë në Twitter.